Klubi i Premierligës e kërkon Gennaro Gattuson

Prishtinë | 04 Mar 2021 | 16:47 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Napolit, Gennaro Gattuso është identifikuar si ‘shënjestër’ e klubit të Premierligës, Wolberhampton Wanderes.

E ardhmja e Gattusos shihet larg “Diego Maradonas” dhe sipas Tuttomercatoweb, Wolves janë duke studiuar situatën e tij para sezonit 2021-22.

Ish trajneri i Milanit shihet si ideal për stilin e skuadrës së Premierligës, andaj ndoshta do pranojë ta zëvendësojë Nuno Espirito Santo.

Gattuso e zëvendësoi Carlo Ancelottin në dhjetorin e vitit 2019 dhe arriti të fitojë Kupën e Italisë në sezonin e parë, por ky edicion ka qenë e vështirë dhe ka prishur marrëdhëniet me presidentin Aurelio de Laurentiis.

Ndërkohë, Rafael Benitez shihet si favoriti për të qenë trajneri i Napolit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme