Klubi i ri i Van de Beek varet nga Paul Pogba

Prishtinë | 03 Maj 2020 | 11:58 | Nga Ekonomia Online

Donny Van de Beek dëshiron të largohet nga Ajaxi, por ende nuk e ka të qartë të ardhmen e tij.

Kampioni në fuqi i Holandës është gati ta shes yllin e tyre, por për largimin e tij dëshiron të fitojë mbi 60 milionë euro.

Mediat holandeze kanë raportuar se e ardhmja e tulipanit varet nga mesfushori francez Paul Pogba.

Van de Beek është duke u kërkuar nga dy gjigantët e mëdhenj evropianë si Manchester United dhe Real Madrid.

22-vjeçari mund t’i bashkohet Djajve të Kuq vetëm nëse Paul Pogba kalon në drejtim të Realit dhe United do t’i kishte paratë për transferimin e tij.

Francezi është dëshira kryesore e trajnerit Zinedine Zidane dhe nëse Reali nuk arrin ta transferojë Pogban, atëherë plani B është pikërisht Van de Beek.

Gazeta holandeze De Telegraf ka raportuar se nëse Pogba i bashkohet Realit, atëherë Van de Beek do të transferohej te United, por nëse francezi zgjedh njëren skuadër mes PSG-së, Interit apo Juventusit, atëherë Van de Beek do të kalonte në Madrid.

Gjithsesi dy skuadrat si Real Madrid ashtu edhe Manchester United duhet të shpejtojnë se garat për mesfushorin holandez është e madhe.

Skuadra të tjera si Borussia Dortmund, Bayern Munich, Tottenham Hotspur, Everton dhe Newcastle gjithashtu janë duke u interesuar për të dhe mund të paguajnë shumën e kërkuar nga Ajaxi.

Të ngjashme