Klubi i Volejbollit “Fushë-Kosova” kampione e Kosovës në Superligën B

Prishtinë | 12 Tet 2020 | 17:04 | Nga Ekonomia Online

Ekipi i volejbollisteve “Fushë-Kosova” me fitoren e arritur  ndaj Vushtrrisë është shpallur kampion i Superligës B për vitin 2019/2020.

Pas lirimit të masave nga Qeveria e Republikës së Kosovës, garat në Superligën B kanë vazhduar aty ku ishin ndërprerë për shkak të pandemisë.

Ekipi i Fushë-Kosovës i udhëhequr nga kryetari i KVF Zijadin Obërtinca dhe trajneri Istref  Elezaj ka arritur që titullin e kampionit  në Superligën B ta fitoj pa asnjë humbje.

Fitueseve Kampione iu ndanë Kupa dhe medalje nga Federata e Volejbollit të Kosovës.

Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit  uron KVF “Fushë-Kosova” për titullin e Kampionit në Superligën B, duke iu premtuar se do të vazhdojë përkrahjen e tyre morale dhe financiare si deri me tani.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme