Klubi nga India po mendon ta transferojë Berishën

Prishtinë | 13 Pri 2020 | 11:43 | Nga Ekonomia Online

Klubi nga Superliga e Indisë në futboll, Chennaiyin po interesohet për transferimin e sulmuesit Besart Berisha. Lajmin e ka bërë të ditur gazetari i njohur sportiv nga India, T.N Raghu në “Twitter”, transmeton Koha.net.

Berisha 34-vjeçar është pjesë e klubit australian Western United. Kontrata e tij me klubin skadon në fund të këtij stinori. Për Westernin këtë edicion ai ka shënuar 14 gola në 19 ndeshje.

Berisha mban rekordin për gola të shënuar në A-Leaguen e Australisë. Ai ka realizuar 131 gola për Melbourne Victory, Brisbane Roar dhe Western United.

Të ngjashme