Klubi i Norrkopingut viziton Prekazin

Prishtinë | 06 Kor 2017 | 15:54 | Nga

Klubi i Norrkopingut me të cilin sonte Prishtina do të përballet në kuadër të kualifikimeve për Europa Ligë, kohën e lirë e ka shfrytëzuar për të vizituar Prekazin.

Klubi suedez kishte kërkuar që të vizitonte ndonjë vend të veçantë të Kosovës dhe me sugjerim të klubit të Prishtinës ata sot kanë vizituar vendin ku ra heroikisht Adem Jashari dhe familja e tij.

Klubi i Prishtinës njofton se Norrkopingu është pritur nga Rifat Jashari, i cili ekipit suedez ia ka treguar historinë e familjes së tij, shkruan koha.net.

“Në fakt, suedezët kanë shprehur dëshirë ta vizitojnë ndonjë vend të veçantë të Kosovës, dhe me propozimin e drejtuesve të FC Prishtinës, ata kanë pranuar me dëshirë e kureshtje që ta vizitojnë Prekazin e Skenderajt, ku kanë vizituar varrezat e familjes heroike të Jasharajve, e po ashtu shtëpitë e tyre, të cilat pasqyrojnë edhe sot sakrificën e kësaj familje para së cilës sot përkulen gjithë shqiptarët”, thuhet në një njoftim të Prishtinës.

“Një pritje të ngrohtë IFK Norrkopingut i është bërë në Kullën e Jasharajve nga baci Rifat Jashari, vëllai i komandantit legjendar, Adem Jasharit. Suedezët me kureshtje dëgjonin historinë rrëqethëse të kësaj familje me sakrificë të jashtëzakonshme kombëtare, e po ashtu historinë e Kosovës dhe popullit shqiptarë ndër shekuj”

“Suedezët janë larguar nga Prekazi duke shpreh mirënjohje për FC Prishtinën dhe familjen Jashari që i dërguan në vizitë te një vend që ia vlente më së shumti për ta, normalisht pasi mësuan një të kaluar rrëqethëse e të vërtetë, e po ashtu të paharrueshme”.

Prishtina sot do të përballet me Norrkopingun në orën 20:00 në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë.

Image

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme