Klubi Skënderbeu u del në ndihmë të prekurve nga tërmeti në Shqipëri

Prishtinë | 30 Nën 2019 | 16:22 | Nga Ekonomia Online

Skënderbeu ka bërë të ditur se do t’i dhurojë të gjitha fitimet e biletave të shitura nga sfida e javës së 15-të ndaj Vllaznisë për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.

51 persona kanë mbetur të vdekur dhe qindra të tjerë janë lënduar shkaku i një seri tërmetesh që e kanë goditur zonën e Durrësit në Shqipëri që nga orët e hershme të mëngjesit të së martës, shkruan Gazeta Express.

Për personat e tjerë të prekur nga tërmeti është ofruar strehim nëpër tenda të ngritura në stadiume, si në Durrës e Tiranë, ndërkohë që klubi korçar ka bërë të ditur se do t’i dhurojë paratë e ndeshjes  vijuese për të gjithë këta persona.

Skënderbeu në javën e 14-të, që do të luhet fundjavën e ardhshme, udhëton drejt Durrësit për t’u përballu ndaj Teutës, ndërsa sfidën e radhës e luan në shtëpi ndaj Vllaznisë.

Klubi ka bërë apel që tifozët të jenë sa më të shumtë në numër në mënyrë që të mblidhen sa më shumë fitime nga biletat e shitura.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme