Klubi spanjoll e kërkon Bakayokon

Prishtinë | 04 Maj 2020 | 16:45 | Nga Ekonomia Online

Mesfushori francez aktualisht është i huazuar në Monaco, por Chelsea është i interesuar për ta shitur atë gjatë verës që vjen

Sevilla është e interesuar për ta transferuar mesfushorin e Chelseat, Tiemoue Bakayoko.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi francez “France Football”.

Klubi spanjoll po planifikon ta bëjë ofertën për 25 vjeçarin nëse kualifikohet në Ligën e Kampionëve.

Bakayoko aktualisht është i huazuar në Monaco.

“Blues” e vlerësojnë futbollistin 42 milionë euro.

Bakayoko nga ana e tij e ka shprehur dëshirën për t’u rikthyer tek Milani, ku e kishte kaluar një sezon në formë huazimi.

Përfaqësuesi francez nuk ka bindur asnjëherë me paraqitjet e tij në “Stamford Bridge”.

Të ngjashme