Klubi Ylli dhe FBK organizojnë ndeshjen humanitare për Shqipërinë

Prishtinë | 29 Nën 2019 | 14:54 | Nga Ekonomia Online

Klubi i Basketbollit Golden Eagle Ylli në bashkëpunim me Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK) të hënën (2 dhjetor) do të organizojnë ndeshjen humanitare mes Yllit dhe Përfaqësueses së Kosovës në basketboll, përcjell Ekonomia Online.

Takimi do të zhvillohet në palestrën ‘13 Qershori’ nga ora 19:00.

Ndeshja është me karakter humanitar dhe të gjitha të hyrat nga biletat e kësaj ndeshje do të shkojnë për familjarët e të prekurve nga tërmeti në Shqipëri.

Adhuruesit e basketbollit në Therandë do të kenë mundësi të shohin një ndeshje atraktive, por edhe të kontribuojnë për familjarët e të prekurve nga tërmeti në Shqipëri.

Ekipi i Kosovës do të përbëhet nga lojtarët e Superligës, derisa trajner do të jetë Bujar Loci.

Rezultati në këtë ndeshje është në plan të dytë, por të ndihmon familjet shqiptare që kanë nevojë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme