Klubit të Futbollit “Prishtina” i ndahen 56 mijë m2 në Bërnicë

Prishtinë | 28 Shk 2018 | 17:43 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në mbledhjen e mbajtur të Qeverisë së Kosovës, pika e 9 e rendit të ditës, ishte shqyrtimi i Propozim-vendimit për autorizimin e klubit Kf Prishtina, që të ndërrmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të siguruar dokumentacionin sa i përket dhënies në shfrytëzim të parcelës në fshatin Bërnicë, raporton Ekonomia Online.

Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi, tha se kjo parcelë ka për qëllim të ndihmojë sportistët përmes të cilëve vendi do arrijë suksese.

“MKRS-ja mbetet e përkushtuar të zhvillojë politika që të përmirësojnë infrastrukturën në vend. Kjo parcelë ka rreth 56 mijë metra katrorë e vendosur në Bërnicë të poshtme dhe është për nevojat e klubit për zhvillimin e aktiviteve. Këtë kërkesë të klubit MKRS-ja e konsideron të arsyeshme sepse në mandatin tonë është që të krijoj kushtet. Dhënia në shfrytëzim e kësaj hapësire do të ndikojë në rritjen e talentëve të rinjë dhe do avanconte sportin në përgjithësi”, tha Gashi.

Më të gjitha votat për dhe asnjë kundër u aprovua Propozim-vendimi.

Të ngjashme