Kobe Bryant fiton një Oscar

Prishtinë | 05 Mar 2018 | 09:29 | Nga

Ish basketbollisti i Los Angelos, Kobe Bryant dhe partneri i tij, Glen Keane kanë fituar Oscar për filmin e shkurtër të animuar, “Dear Basketboll”.

Mbrëmë është mbajtur ceremonia e Oscars, ku janë përzgjedhur aktorët, aktoret, filmat, filmat e animuar më të mirë të vitit 2017.

Në mesin e fituesve ishte edhe ish-basketbollisti, Kobe Bryant, me filmin e animuar “Dear basketboll”, ku përshkruhet histori e tij dhe letra lamtumirëse që kishte shkruar pak kohë pas pensionimit.

Ai në konkurrencë mposhti Garden Party, Lou, Negative Space dhe Revolting Rhymes.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme