Koeman: Ishte shokuese, por tani jam mirë

Prishtinë | 07 Maj 2020 | 19:27 | Nga Ekonomia Online

Koeman është mirë, tashmë është kthyer në shtëpi

Ronald Koeman u shtrua me urgjencë në një nga spitalet e Amsterdamit ditë më parë, si pasojë e problemeve kardiake.

Por, pas marrjes së trajtimeve mjekësore, dhe vendosjes së stendave, ai është kthyer në shtëpi dhe përmes disa postimeve në Twitter ka treguar për gjendjen aktuale.

“Ajo që ndodhi fundjavën e kaluar ishte një tronditje për mua, familjen dhe miqtë e mi. Për fat të mirë mjekët më ndihmuan me shpejtësi dhe u jam mirënjohës për këtë”, shkroi ai.

“Jam mirë, po ndihme mirë – kjo do të thotë se do të vazhdoj me punën time sapo të kemi mundësi të luajmë përsëri”, shkroi ai ndër të tjera në Twitter, duke falënderuar të gjithë për mesazhet inkurajuese.

Të ngjashme