Koeman për Messin: Mungesa e tij është e dukshme

Prishtinë | 22 Gus 2021 | 11:15 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman ka pranuar se klubi tashmë po ndjen mungesën e Lionel Messit.

Messi e ndërpreu lidhjen e tij 20-vjeçare me gjigantët katalanas në fillim të muajit pasi u largua nga klubi pas skadimit të kontratës së tij, shkruan marca, transmeton Klankosova.tv.

Në ndeshjen hapëse në Laliga ndaj Real Sociedad, Barcelona fitoi me lehtësi, por në ndeshjen e dytë me Athletic Bibao mbeti në barazim të shtunën në mbrëmje, Koeman deklaroi se skuadrës i mungonte Messi kundër klubit ndaj të cilit ka shënuar më shumë gola në karrierën e tij.

“Nuk më pëlqen të flas gjithmonë për këtë, por ne po flasim për lojtarin më të mirë në botë”.

“Ekipet kundërshtare kanë më shumë frikë kur Messi është atje”.

“Nëse i jepni Leos një pasim, ai zakonisht nuk e humb topin. Mund të thuash që ai nuk është këtu. Ne e dimë këtë, por nuk mund të ndryshohet”, tha Koeman.

Të ngjashme