Koeman: Problemet financiare nuk na lejuan të përforcohemi

Prishtinë | 10 Tet 2020 | 12:22 | Nga Ekonomia Online

Barcelona nuk është përforcuar ashtu siç pritej në afatin kalimtar veror të futbollistëve.

Kampioni i shumëfishtë i Spanjës ka blerë emra si Pjanic e Dest, por nuk u transferuan dot Eric Garcia, Lautaro Martinez apo Memphis Depay që ishin objektivat e klubit.

Në lidhje me përforcimet dhe lojtarët tjerë që nuk erdhën, ka folur trajneri holandez Ronald Koeman.

‘Tulipani’ ka deklaruar se është i lumtur me skuadrën që ka, përkundër që nuk erdhën disa nga lojtarët që kërkuan.

“Jam shumë i lumtur me ekipin që kam. Kemi provuar të përmirësohemi në disa zona, madje në disa prej tyre ia kemi dalë, por tek të tjerat kemi ende punë”.

“Sigurisht që edhe ana financiare ndikon, megjithatë ne duhet ta pranojmë atë dhe të mësohemi me këtë situatë”.

Ai foli edhe për ndeshjet e para në La Liga si dhe për talentin Ansu Fati që ka shpërthyer në këtë fillim edicion.

“Zhvilluam tri ndeshje shumë të mira, ndërsa me Sevillen ishte një ndeshje e fortë. Ata janë një nga ekipet që do të luftojnë për një nga vendet e para”.

“Fati është një futbollist i jashtëzakonshëm. Po flasim për një lojtar 17-vjeçar. Zhvilloi tre ndeshje mjaft të mira, ai është një talent i vërtetë”, u shpreh Koeman. 

Të ngjashme