Koeman publikon listën e lojtarëve të ftuar për El Clasico, dy rikthime të mëdha te Barcelona

Prishtinë | 09 Pri 2021 | 14:19 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman ka publikuar listën me 23 futbollistë të ftuar për ndeshjen El Clasico ndaj Real Madridit.

Barcelona udhëton nesër (e shtunë) drejt Real Madridit për ndeshjen e dytë El Clasico të sezonit, e vlefshme për javën e 30-të në La Liga.

Të dy klubet vijnë nga një formë pozitive dhe me gjasa të mira për titullin kampion, kështu që nuk duan të gabojnë.

Trajneri Koeman tashmë pas stërvitjes së fundit në mëngjesin e sotëm (e premte) ka publikuar listën me lojtarët e ftuar.

Koeman ka vendosur t’i ftojë plot 23 futbollistë për këtë El Clasico, ndërsa në listë janë dy rikthime të mëdha.

Gerard Pique dhe Sergi Roberto janë dy lojtarët e rikthyer nga lëndimet dhe të gatshëm për takimin ndaj Los Blancos.

Lista me lojtarët e ftuar: Ter Stegen, Inaki Pena, Arnau Tenas; Dest, Sergi Roberto, Pique, Lenglet, Araujo, Mingueza, Umtiti, Jordi Alba, Junior; Busquets, De Jong, Pedri, Pjanic, Riqui Puig, Ilaix; Messi, Griezmann, Dembele, Trincao dhe Braithwaite.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme