Koemani kërkon katër lojtarë te Barcelona

Prishtinë | 11 Sht 2020 | 17:16 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, ka kërkuar nga klubi që t’ia sigurojë katër transferime në javët e ardhshme para mbylljes së afatit kalimtar.

Siç raporton “Marca”, tre nga lojtarët në këtë listë janë holandezë që kanë luajtur për Koemanin te Holanda.

Sulmuesi i Lyonit, Memphis Depay, mesfushori i Liverpoolit, Georginio Wijnaldum dhe qendërmbrojtësi i Interit, Stefan de Vrij, janë holandezët që po kërkon ai.

Po ashtu edhe mbrojtësi i Manchester Cityt, Eric Garcia, përbën listën e kërkesave të Koemanit.

Depay, Wijnaldum e Garcia po hyjnë në vitin e tyre të fundit në kontratë.

Miralem Pjaniq ishte transferimi i vetëm i konfirmuar deri tash te Barça.

Të ngjashme