KOK shënon Ditën Olimpike me fëmijët e klasave të katërta

Prishtinë | 23 Qer 2021 | 16:54 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komiteti i Olimpik i Kosovës (KOK) ka shënuar Ditën Olimpike me aktivitete të ndryshme me fëmijë të klasave të katërta, raporton Ekonomia Online.

Presidenti i KOK, Ismet Krasniqi, tha se shpreson që shumë fëmijë të Kosovës ta kenë fatin e xhudistës Majlinda Kelmendit.

“Kjo ditë dhe ky aktivitet është tradicional nga KOK dhe Kosova organizon këtë ditë për të dhjetën herë. Shpresoj t’i shoh këta fëmijë dhe të kemi garues nëpër gara ndërkombëtare dhe të na bëjnë krenar ashtu siç e bëri legjendarja jonë Majlinda Kelmendi”.

Ndërsa, Kushtrim Mushica nga Komuna e Prishtinës, tha se aktivitetet e tilla duhet të vazhdojnë të mbahen përherë.

“Është kënaqësi që jam këtu dhe shoh gjithë këta fëmijë. Unë shpresoj që mos të ndaloni këtë entuziasm për një kohë të gjatë sepse sporti është shëndet. Suksese të gjithëve dhe fat”.

Një nga pjesëmarrësit, Apollon  Brajshori, u shpreh i lumtur me organizimin e këtyre aktiviteteve.

“Do të bëjmë gara hedhje topi dhe kërcim me litar. Do të luajmë me top ama besoj kemi m’u kënaq”.

Po ashtu, edhe nxënësja Rea Kurti, tha se kanë shijuar këto aktivitete sportive.

“Sot gjatë ditës olimpike ka qenë shumë bukur kemi bërë gara të ndryshme. Loja që kam luajtur më së miri është vrapimi dhe me top”.

No description available.
No description available.
No description available.
No description available.
Lexo më shumë:

Të ngjashme