KOK-u dërgon trajnerët e federatave në kampe jashtë vendit

Prishtinë | 12 Mar 2019 | 15:38 | Nga Ekonomia Online

Komiteti Olimpik i Kosovës do të nisë një fazë të re të përkrahjes së federatave sportive në Kosovë.

Bordi Ekzekutiv i KOK-ut ka vendosur në mbledhjen e 31-të të dërgojë trajnerët e federatave në kampe apo shkollime që organizohen jashtë vendit.

Qëllimi i kësaj përkrahje është shkollimi i trajnerëve dhe marrja e përvojave të reja, të cilat do të mund t’i zbatonin tek sportistët e federatave të tyre.

Në mbledhjen e radhës të BE të KOK-ut do të vendosen edhe kriteret, të cilat duhet t’i plotësojnë federatat për dërgimin e trajnerëve.

Kjo është vetëm njëra nga format e mbështetjes së KOK-ut për federatat, pas përkrahjes që bënë çdo muaj për Bursistët Olimpikë, Shpresat Olimpike, përgatitjet e sportistëve para garave të rëndësishme ndërkombëtare, ngritja e kapaciteteve të burimeve njerëzore, si: kurset për administratorë sporti, kurset për trajnerë, si dhe kursi i avancuar për menaxhimin sportiv (ASMC 1).

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme