KOK-u flet për sukseset e vitit 2019, përmenden 19 bursa për lojërat olimpike

Prishtinë | 30 Dhj 2019 | 16:20 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka mbajtur konferencën e fundvitit për medie ku janë prezantuar sukseset gjatë vitit 2019, raporton Ekonomia Online.

Presidenti i KOK-ut, Besim Hasani, tha se ndër sukseset e para ka qenë ndarja e 19 bursave për lojërat olimpike.

“Në rend të parë i kemi pasur sportistët dhe kjo është reflektuar në numrin e bursave, 19 bursa janë për lojërat olimpike.  Kemi dërguar sportistët në përgatitje, para çdo gare kemi bërë kategorizimin e sportistëve, kemi formuar Komisionin e Sportistëve dhe tashmë sportistët janë anëtarë të bordit. Në qendër të vëmendjes janë edhe trajnerët, kemi organizuar trajnime, kemi sjellë trajner në Kosovë, kemi bërë kategorizimin e trajnerëve”, tha Hasani.

Ai tha se kanë organizuar kurse për administratorët e sportit deri në master.

“Lidhur me administratorët kemi organizuar kurse është një akademi që i përcjell administratorët e sportit deri në master, kemi kushtuar rëndësi të madhe sportit për të gjithë. Njëri prej misioneve të KOK, bënë inkurajimin e zhvillimit të sportit elitar dhe sportit për të gjithë pra fare nuk i ndanë. Kemi edhe panairin e sportit në tërë Kosovën, por edhe vrapimin, janë aktivitete unike. Dua të jap mirënjohje për partnerin tonë tashmë kryesorin “HiB Petrol” me të cilin kemi filluar një bashkëpunim të shëndetshëm”.

Përfaqësuesi nga HIB Petrol, Hysen Laçi, tha se është krenari të qenit sponsor të KOK-ut.

“Jemi krenarë që jemi sponsor të KOK-ut, shpresojmë që edhe vitin e ardhshëm do të udhëtojmë në suksese tjera me KOK”, tha ai, raporton EO.

Të ngjashme