KOK-u i kënaqur me paraqitjen e Tahirit në Lojërat Olimpike Dimërore

Prishtinë | 28 Shk 2018 | 13:14 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) e ka vlerësuar si të sukseshme paraqitjen e sportistit Albin Tahiri, i cili përfaqësoi Kosovën në pesë disiplinat e skijimit alpik në Lojërat Olimpike Dimërore që u mbajtën në PyeongChang të Koresë së Jugut, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i KOK-ut, Besim Hasani, tha në një konferencë për medie se aq kanë qenë pritshmëritë e tyre, madje sipas tij Tahiri në disa disiplina është treguar edhe më i mirë.

“Në emër të bordit ekzekutiv të KOK-ut dua të shprehë konsideratën e lartë ndaj përformancës së lartë të sportistit tonë të vetëm në lojërat olimpike dimërore, Albin Tahiri. Parashikimet dhe pritshmëritë tona janë realizuar sepse Albin Tahiri radhiti Kosovën në mesin e shteteve pjesëmarrëse, aq kanë qenë edhe pritshmëritë tona.

Madje në disa disiplina ka qenë edhe më i mirë.  Ngritja e flamurit në Fshatin Olimpik, ceremonia e hapjes dhe mbylljes solemne, takimet e shumta me personalitete të larta të Lëvizjes Olimpike të Kosovës, ku veçohet takimi dhe intervista me presidentin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Tomas Bauer, janë karakterisitikat që e veçojnë paraqitjen e delegacionit të Kosovës”, deklaroi Hasani.

Sipas tij, kjo olimpiadë do të mbahet mend edhe për organizimin e Festivalit Olimpik Peyongchang 2018 në Prishtinë.

“Kosova ishte një nga nëntë vendet e licencuara për të qenë si pilot projekt i festivalit olimpik”, tha Hasani.

Sportisti Albin Tahiri tha se ishte kënaqësi që përfaqësoi vendin e tij dhe në shpirtin e tij ndjehet shqiptar, pavarësisht që nuk e flet gjuhën shqipe edhe aq mirë.

Tahiri shtoi se garat ishin të vështira por arriti që radhis Kosovën në mesin e garuesve më të mirë.

“Dua të ju falënderoj që jeni sot këtu dhe shpresoj që të ju kem bërë krenar. Ishte kënaqësi të vizitojë vendlindjen e babait tim dhe njëkohësisht vendin tim sepse unë thellë në shpirtin tim ndjehem shqiptar edhe pse nuk e flas gjuhën shqipe aq mirë.

Në disiplinat e lëshimit dhe “down hill” ishin gjithsej vetëm 60 garues mirëpo këta ishin garuesit më të mirë të këtyre disiplinave, për atë ishte shumë e vështirë. Është më e vështirë të jesh i 50-i në “down hill” nga 60 garues sa ishin gjithsej sesa të jesh i 50-i në lëshim nga mbi 100 garues”, u shpreh Tahiri.

Të ngjashme