KOK-u kërkon bashkëpunim më të mirë me gazetarët sportiv

Prishtinë | 26 Dhj 2019 | 11:58 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK), në bashkëpunim me Shoqatën e Gazetarëve Sportivë të Kosovës, organizuan edicionin e tretë të konferencës “Sporti dhe Media”, raporton Ekonomia Online.

Presidenti i KOK-ut, Besim Hasani tha se kjo konferencë tashmë është tradicionale dhe synohet një bashkëpunim sa më i madh ndërmjet të KOK-ut dhe shoqatës së gazetarëve sportiv të Kosovës.

“Kjo konferencë është në përputhje me planin strategjik të Komitetit Olimpik, tashmë kjo është tradicionale dhe do të mbahet çdo vit, dhe ka synim të diskutohen shqetësimet dhe mundësinë e një bashkëpunimi më të madh midis medias dhe sportit. Të dyja kanë një qëllim të përbashkët që aktivitetet e tona të shpërfaqen në mënyrën më të mirë të mundshme, çka jemi duke punua çka duhet të përmirësohet”, tha ai.

Edmond Thaçi kryetar i shoqatës së gazetarëve të Kosovës tha se si shoqatë e kanë prioritet ngritjen e kapaciteteve të gazetarëve për një raportim sa më të mirë.

“Për shoqatën e gazetarëve sportiv është e mirëseardhur të vazhdojë kjo traditë, dhe sigurisht që ne si shoqatë e kemi prioritet ngritjen e kapaciteteve dhe jemi të përkushtuar maksimalisht që së bashku me institucionet më të larta të japin kontributin maksimal”, tha ai.

Ibër Alaj nga Ministria e Sportit në këtë konferencë kërkoi që në kuadër të departamentit për kulturë dhe sport në Universitetin e Prishtinës të krijohet një lëndë e veçantë për studentët të cilët do të raportonin për sportin.

“Koordinimi dhe bashkëpunimi në mes të ministrisë është i rëndësishëm, nga njëherë edhe ne nuk jemi këmbëngulës të paraqesim para mediave punën që bëjmë për investimet kapitale e të tjera të vilat përfitojnë por që ne nuk i bëjmë publike. Për mua është çështja e parë ngritja e një programi në UP edukimi për media, që ne si institucione të kemi një program në kuadër të medias në degën e kulturës dhe sportit, në fakultet të jetë një program i veçantë i cili kish me zgjua aspektin profesional dhe tek institucionet do të kishte me qenë më e mirë”, tha ai.

Të ngjashme