KOK-u marrëveshje me AAB-në, Krasniqi thotë se do të përkrahin sportin shkollor

Prishtinë | 10 Sht 2021 | 15:29 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) të premten ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Kolegjin AAB, bashkëpunim ky i cili do thellojë dhe ndërtojë punën e Komitetit dhe sportit në përgjithësi, raporton Ekonomia Online.

Me këtë rast presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi tha se me nënshkrimin e këtij memorandumi po mbajnë premtimin që të jenë sa me afër programeve arsimore dhe sportive.

“Me nënshkrimin e kësaj marrëveshje po mbajmë premtimin që të jemi afër programeve arsimore duke hapur kështu një kapitull të ri. Besoj që do kemi edhe në të ardhmen më shumë bashkëpunime”, deklaroi Krasniqi.

Dekani i Kolegjit AAB, Fatmir Pireva, tha se nënshkrimi i këtij memorandumi është finalizim i një pune të përbashkët ndërmjet dy institucioneve.

“Bashkëpunimi ka qenë qysh moti, ku kemi pasur edhe aktivitete tjera edhe më parë dhe studentët kanë qenë shumë aktiv. Kjo më shumë është një finalizim i një pune dhe bashkëpunimi të dyanshëm”.

“Por kulminacioni do jetë themelimi i një akademie olimpike duke shpresuar që në të ardhmen nuk do mungoje bashkëpunimi jonë i përbashkët”, tha Pireva.

Nënkryetarja e KOK, dhe njëherit profesoreshë në AAB, Mimoza Shkodra-Bislimi tha se po shënojnë një sukses të dyanshëm.

Të ngjashme