KOK-u përzgjedh dhjetë shpresa olimpike për vitin 2020

Prishtinë | 24 Shk 2020 | 13:32 | Nga Ekonomia Online

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka përzgjedhur edhe dhjetë Shpresa Olimpike 2020. Lajmi është bërë i ditur nga KOK-u të hënën

Nga sporti i atletikës pagë mujore në vlerë pre 100 euro në muaj nga KOK-u do të marrin dy garues, Albina Deliu dhe Alaudin Suma. Atletika është sporti i vetëm me dy shpresa. Nga xhudo është përzgjedhur Fatjona Kasapi, ndërsa në boks Besart Pireva. Po ashtu janë përzgjedhur Arti Krasniqi (not), Betim Maliqi (karate), Edi Dvorani (shigjetari), Njomëza Nuraj (taekwondo), Vesa Gjinaj (tenis) dhe Fatlum Brakaj (mundje).

Krahasuar këtyre dhjetë shpresave, Bordi Ekzekutiv i KOK-ut në vitin 2019 përzgjodhi edhe 10 Shpresa Olimpike 2020, të cilët do të marrin pagë mujore në vlerë 150 euro nga Ministria e Rinisë, Kulturës dhe Sportit.

Është hera e parë, që KOK dhe MKRS-ja japin 20 paga mujore për 20 Shpresa Olimpike 2020.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme