KOK-u shënon Ditën Olimpike me mbledhjen e drunjve për secilin sportistë

Prishtinë | 23 Qer 2020 | 15:20 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka shënuar 23 qershorin – Ditën Olimpike, me mbjelljen e mbi 20 drunjve në kampusin e Universitetit të Prishtinës, raporton Ekonomia Online.

Me këtë rast secila federatë dhe sportistë elitarë, kanë mbjell nga një dru me emrin e tij/saj.

Kryetari i Komitetit Olimpik i Kosovës, Besim Hasani, tha se me mbledhjen e këtyre drunjve synojnë që t’i nderojnë sportistët e Kosovës.

“Pikërisht sot më 23 qershor në ditën Olimpike Komiteti Olimpik i Kosovës iu bashkëngjit iniciativës së Lëvizjes Olimpike Botërore që ta shënoj këtë ditë në forma të ndryshme dhe ne menduam se është një ditë e veçantë”.

“Tani këtu jemi duke i mbjellë pemët me emrat e sportistëve, trajnerëve e drejtuesve olimpik dhe kjo është një mirënjohje ndaj sakrificës së sportistëve dhe trajnerëve për ta nderuar dhe lartësuar imazhin e Kosovës”, tha Hasani.

Trajneri i Kombëtares së Kosovës në Xhudo, Driton Kuka, tha se simbolika të tilla i kanë ndjekur edhe në Pejë.

“Një simbolikë shumë e bukur e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, e përcjellur nga KOK, mbledhja e pemëve Olimpike. Simbolikë të cilën e kemi ndjek edhe në vitin 2016 në shkollën llore në të cilën kemi qenë të tre dhe kjo ka ndodh pikërisht në Ditën Olimpike domethënë më 23 qershor 2016 dhe atë vit e kemi sjell edhe medaljen e artë Olimpike, kështu që shpresoj që kjo simbolikë tash në kryeqytet, ajo ka qenë në Pejë të ndjeket me medalje jo vetme një por ndoshta më shumë se një vitin e ardhshëm”, u shpreh Kuka.

Kryetari i Federatës së Xhudos, Agron Kuka, uroi që vitin e ardhshëm Kosova të fitojë sa më shumë medalje në Lojërat Olimpike që pritet të mbahen vitin e ardhshëm.

“Kjo ditë simbolizon Lojërat Olimpike të cilat janë sakrificë, guxim e mbi të gjitha bashkëpunim e mirësjellje sportistëve. Sportistëve iu uroj vitin e ardhshëm të jemi në mënyrën më të mirë të prezantuar në Lojërat Olimpike”, tha Kuka.

E kënaqur me këtë simbolike u shpreh edhe kampionja Olimpike, Majlinda Kelmendi. Ajo tha se shpreson shumë që vitin e ardhshëm të vendos medaljen tjetër nga Lojërat Olimpike në pemën e saj olimpike.

“Mënyra se si ka zgjedhur KOK-u ta kremtoj këtë ditë është shumë e qëlluar do të thotë secili nga ne ka mbjellur nga një pemë, e cila do të mbajë emrin e secilit. Lojëra Olimpike janë kujtimi më i mirë i jetës sime kështu që sa herë që mblidhemi për diçka që ka të bëjë me Lëvizjen Olimpike vij me shumë kënaqësi. Sigurisht që është kënaqësi shumë e mirë. Duke e mbjellur pemën Toni më tha që vitin e ardhshëm ki me ardh me vendos medalje në këtë pemë, kështu që po besoj dhe po shpresoj që ka me ndodh kështu”, deklaroi Kelmendi.

Nora Gjakova, xhudistja tjetër nga Peja deklaroi se shpreson që kjo pemë të frymëzoj edhe më shumë të rinjtë të merren me sporti.

“Më vjen shumë mirë që sot përmes mbledhjes së kësaj pema isha pjesë e festimit të Ditës Olimpike, shpresoj shumë që kjo ditë ti vetëdisoj të gjithë të rinjtë të merren sa më shumë me sport dhe pse jo të bëjnë ëndrrën e tyre realitet që një ditë të jenë pjesëmarrës në Lojëra Olimpike”, u shpreh Gjakova.

Të ngjashme