Kololli nuk do të luajë kundër Ishujve Faroe

Prishtinë | 12 Tet 2018 | 13:59 | Nga Ekonomia Online

Federata e Futbollit e Kosovës, përmes një kumtese njofton se për shkak të një lëndimi të mëhershëm dhe të përsëritjes së sërishme gjatë ndeshjes së mbrëmshme Kosova – Malta, futbollisti i Kombëtares A Benjamin Kololli, nuk do të mund të jetë pjesë e ekipit në ndeshjen e ardhme ishujt Faroe – Kosova.

Shtabi teknik i ekipit kombëtar, thuhet në njoftim, është duke shikuar mundësitë për të gjetur një zgjidhje dhe për ta ftuar një futbollist tjetër si zëvendësim për Kolollin, i cili do të kthehet në shtëpi dhe nuk do të udhëtojë fare në Ishujt Faroe, transmeton Koha.net.

Kujtojmë se mbrëmë Kosova shënoi fitore kundër Maltës me rezultat 3-1.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme