Kombëtarja e Kosovës arrin në Athinë, akomodohet në hotel një ditë para ndeshjes me Greqinë

Prishtinë | 13 Nën 2021 | 16:44 | Nga Ekonomia Online

Kombëtarja e Kosovës ka arritur në Greqi për të zhvilluar ndeshjen e fundit elimintare në kuadër të Kupës së Botës që mbahet në Katar në vitin 2022.

“Dardanët” tashmë janë akomoduar në një hotel Athinë, para ndeshjes së nesërme.

Ndeshja mes Greqisë dhe Kosovës do të luhet nga ora 20:45 të dielën e kësaj jave, e që ëndrra për të kaluar tutje tashmë fatkeqësisht është shuar.

Kosova është në Grupin B me katër pikë, derisa Spanja është lider me 16, Suedia me 15, Greqia me nëntë, Gjeorgjia me shtatë sosh.

Të ngjashme