Kombëtarja e Kosovës në volejboll nis kualifikimet, përballet me Malin e Zi

Prishtinë | 07 Maj 2021 | 17:59 | Nga Ekonomia Online

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave do të fillojë sot aventurën në kualifikimet për CEV EuroVolley 2021.

Në Podgoricë, “Dardanet” do të ballafaqohen me nikoqirin, Malin e Zi, shkruan Gazeta Express.

Kosova është në grup me Malin e Zi, Sllovakinë dhe Finlandën.

Paraprakisht, ekipi i Kosov mbajti kamp stërvitor një javor në Istog për t’u përgatitur sa më mirë për këto kualifikuese. 

Të ngjashme