Kombëtarja e Kosovës nesër mban stërvitjen e fundit para miqësores me San Marinon

Prishtinë | 30 Maj 2021 | 17:50 | Nga Ekonomia Online

Kombëtarja e Kosovës nesër me fillim nga ora 16:00 do ta mbajë stërvitjen e fundit para ndeshjes miqësore që do ta zhvillojë kundër San Marinos, në stadiumin “Fadil Vokrri”, më 1 qershor.

Para stërvitjes, përzgjedhësi Bernard Challandes, do të mbajë konferencë për media në orën 15:30.

Kështu bën të ditur agjenda e dërguar për media nga Federata e Futbollit të Kosovës.

Më 4 qershor “Dardanët do të luajnë kundër Maltës, ndërkaq më 8 dhe 11 qershor, futbollistët e drejtuar nga tekniku zviceran do të luajnë në Antalia kundër Guinesë përkatësisht kundër Gambisë.

Agjenda e plotë:

Të nderuar/a

Ju njoftojmë me agjendën e Kombëtareve të Kosovës dhe të San Marinos për ditën e nesërme (e hënë, 31.05.2021) në stadiumin “Fadil Vokrri”.

15:30 – Konferenca e Kombëtares së Kosovës;

16:00 – Stërvitja e Kombëtares së Kosovës (15 minutat e para të hapura për media);

17:00 – Konferenca e Kombëtarës së San Marinos;

17:30 – Stërvitja e Kombëtares së San Marinos (15 minutat e para të hapura për media)

Të ngjashme