Kombëtarja e Kosovës sonte përballet me Luksemburgun

Prishtinë | 23 Shk 2020 | 13:14 | Nga Ekonomia Online

Kombëtarja e Kosovës në basketboll, sonte do të përballet me atë të Luksemburgut.

Pas fitores ndaj Islandës, në fazën e para-kualifikimeve evropiane për Kupën e Botës 2023, Kosova sot do të ndeshet me Luksemburgun, ku ky i fundit do të jetë nikoqir i kësaj gare që do të ndihmonte shumë për të kaluar në raundin e radhës.

Kjo ndeshje midis dy skuadrave të Grupit B, pritet të zhvillohet që nga ora 18:00.

Ndërkohë që pjesë e këtij grupi ku hyn përfaqësuesja jonë, është edhe Sllovakia, ndërkohë që dy kombëtaret e para të grupit do të kalojnë tutje për në rrethin e ardhshëm./GM

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme