Kombëtarja e Kosovës U20, femrat, zhvillon ndeshjen e parë të Evropianit kundër Spanjës

Prishtinë | 14 Kor 2022 | 12:08 | Nga Ekonomia Online

Dyshja përfaqësuese e Kosovës në Kampionatin Evropian të volejbollit në rërë për grupmoshën nën 20-vjeç, i cili po zhvillohet në Izmir të Turqisë, Yllka Jashari/Melirona Avdullahu e drejtuar nga trajnerja Vildane Jashari, ka zhvilluar përballjen e parë në kuadër të Grupit C,  kundër çiftit spanjoll Binimelis/Fernandez da Silva, të enjten në mëngjes.

Vashat “Dardane” pësuan humbje me rezultat 2-0 (21-10, 21-15) në sete.

Spanja ishte një rival i fortë dhe me eksperiencë të madhe në garat e nivelit më të lart evropian, andaj paraqitja e ekipit kosovar ishte mjaft dinjitoze.

Ndeshjen e radhës, Kosova e zhvillon kundër dyshes gjermane Berndt/Faroß sot, e enjte, me fillim nga ora 16:50.

Të ngjashme