Kombëtarja e Maltës arrin në Prishtinë, akomodohet në hotel

Prishtinë | 10 Tet 2018 | 12:31 | Nga Ekonomia Online

Kundërshtari i radhës i Kosovës për Ligën e Kombeve është Malta dhe ka arritur në Prishtinë.

Malta vjen e motivuar pas një barazimi me Azerbajxhanin 1-1 në shtëpi.

Ata janë parë në hotelin “Swiss Diamond” ku janë akomoduar para ndeshjes me Kosovën.

Sot pritet që ta zhvillojnë një stërvitje në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, për të qenë gati për ndeshjes e së enjtes.

Malta nuk është se ka kualitet pasi që në 10 ndeshjet e fundit nuk ka asnjë fitore.

Tri barazime dhe shtatë humbje është bilanci i tyre.

Kosova shihet favorit në këtë ndeshje, ndërsa këtë e kanë konfirmuar edhe bastet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme