Kombëtarja e Zvicrës ia uron në mënyrë speciale ditëlindjen kapitenit Xhaka

Prishtinë | 27 Sht 2022 | 14:11 | Nga Ekonomia Online

Për Granit Xhakën, sot është një ditë e veçantë.

Futbollisti kosovar e feston sot ditëlindjen e 30-të.

Dhe, mesfushori i Arsenalit e ka marrë një urim special nga Kombëtarja e Zvicrës, e cila e bëri një postim në rrjetin social, duke ia dedikuar ish-futbollistit të Baselit dhe Borussia Monchengladbachut, shkruan “Gazeta Express”.

“Urime ditëlindjen, kapiten! 30. Të fëstojmë me fitore sonte”, ka shkruar “Sëiss Nati Men” në Facebook.

Gjithashtu, Kombëtarja e Zvicrës i ka përmendur edhe faktet, statistikat dhe arritjet e futbollistit kosovar me këtë ekip.

“Helvetikët” do të luajnë sonte me Republikën Çeke në ndeshjen e vlefshme për Grupin 2 të Ligës A, ndërsa një fitore eventuale do t’i kushtohej e tëra Xhakës, i cili është bërë i dashur edhe nga tifozët e Arsenalit pas paraqitjeve të shkëlqyeshme këtë sezon.

Të ngjashme