Kombëtarja gjermane detyrohet të bëjë një ulje emergjente në Edinburg

Prishtinë | 09 Sht 2021 | 19:09 | Nga Ekonomia Online

Frikë gjatë rrugëtimit për në shtëpi të Gjermanisë, pasi aeroplani kishte një dështim mekanik në të cilin udhëtonte ekipi e detyroi pilotin të bënte një ulje emergjente të paplanifikuar në Edinburg.

“Die Mannschaft” ishte duke u kthyer nga Islanda pas fitores 4-0.

Llogaria në Twitter e federatës gjermane ka raportuar menjëherë për incidentin, duke konfirmuar se nuk ka ndonjë dëm.

“Siguria në radhë të parë. Ndalesë e sigurt si masë paraprake në Edinburg. Prej aty, janë planifikuar udhëtime vajtje -ardhje individuale”, ka thënë federata në Twitter në orën 6 të mëngjesit.

Avioni lëshoi ​​një kod 7700,që do të thotë urgjencë në ajër. Kjo mund të nënkuptojë harxhimin e karburantit ose ndonjë problem teknik në avion.

Kur një avion që transmeton këtë kod ka përparësi mbi të gjithë të tjerët dhe mbështetet menjëherë nga stacionet tokësore.

Për këtë arsye, fluturimi që duhej të ulej në Salzburg u bë emergjent në Edinburg. /Telegrafi

Të ngjashme