Kombëtarja mbajti stërvitjen e katërt, vërehet disponim i madh tek lojtarët

Prishtinë | 30 Maj 2022 | 10:50 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kombëtarja e Kosovës e ka zhvilluar stërvitjen e katërt në kuadër të përgatitjeve për katër ndeshjet e muajit qershor në edicionin e ri të Ligës së Kombeve, raporton Ekonomia Online.

Edhe në seancën e sotme Dardanët kanë punuar me përkushtim të madh, teksa përzgjedhësi Alain Giresse,  ka dhënë instruksionet e tij rreth lojës të cilën dëshiron ta aplikojë në ndeshjen e parë kundër Qipros, më 2 qershor.

Atmosfera në ekipin kombëtar është shumë e mirë dhe përkundër faktit se jemi në një fazë të fundit të sezonit, forma e lojtarëve është shumë e mirë dhe të gjithë janë maksimalisht të përqendruar në punë dhe të gatshëm për të dhënë maksimumin në ndeshjet e qershorit, të cilat mund të jenë përcaktuese për ecurinë e Dardanëve në Ligën e Kombeve.

Kosova duelin e parë e zhvillon më 2 qershor si mysafire e Qipros, më pas dy ndeshje i luan në shtëpi kundër Greqisë (më 5 qershor) dhe kundër Irlandës së Veriut (më 9 qershor, teksa në fund si mysafire përballet me Greqinë (më 12 qershor).

Të ngjashme