Kombëtarja shqiptare niset drejt Hungarisë

Prishtinë | 08 Tet 2021 | 11:20 | Nga Ekonomia Online

Kuqezinjtë e Shqipërisë janë nisur mëngjesin e sotëm drejt Hungarisë, ku të shtunën në mbrëmje do të zhvillojnë ndeshjen e saj të radhës, por shumë të rëndësishme, për eliminatoret e Botërorit “Katar 2022” përballë vendasve.

Pritet me mjaft interes kjo ndeshje, sidomos pas dy rezultateve të fundit që kemi arritur në ndeshjet e zhvilluara në “Elbasan Arena”, ku morëm 6 pikë, me Hungarinë dhe San Marinon.

Këto dy rezultate na bën të renditemi aktualisht në vendin e dytë në grup, duke i dhënë një tjetër peshë dy ndeshjeve që kemi në këtë fazë me Hungarinë më 9 tetor dhe Poloninë më 12 tetor.

Të ngjashme