Kombëtarja U19 në grumbullim treditor, ja lista e futbollistëve

Prishtinë | 01 Gus 2019 | 12:51 | Nga Ekonomia Online

Kombëtarja U19 e Kosovës në futboll, për tri ditë radhazi, do të zhvillojë stërvitje në Prishtinë në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian, që do të zhvillohen në muajin nëntor.

Kosova U19 është në grupin 5 ku bëjnë pjesë edhe Rusia, Polonia dhe Uellsi. Përzgjedhësi Ramiz Krasniqi ka publikuar listën e futbollistëve të cilët do t’i ketë në dispozicion gjatë këtij grumbullimi treditor prej 6 deri më 8 gusht.

Grumbullimi i ekipit do të bëhet më 6 gusht në fushën e 2 Korrikut në Prishtinë, në orën 10:30.

Lista e futbollistëve:
Adi Hyla – FC Prishtina
Endrit Demolli – KF Flamurtari
Albin Prapashtica- 2 Korriku
Adonis Aliu – 2 Korriku
Dorent Hajdari – KF Ferronikeli
Gentrit Halili – KF Ferizaj
Albin Berisha – FC Besa
Altin Bytyqi – FC Besa
Albin Krasniqi – FC Drita
Bujar Pllana – KF Trepça ‘89
Qendrim Zyba – FC Prishtina
David Nrecaj Bisinger – SG Sonnenhof
Veton Tusha – FC Vardar
Artan Asani – FC Sion
Granit Berisha – Union St Gilloise
Qendrim Hajrullu – FC Xamax
Gentuar Durmishi – FC Zwickau
Amar Gerxhaliu – Istanbul Basaksehir F.K
Andi Janjeva – FC Watford
Riad Krasniqi – FC Brescia
Leart Jasiqi – SV Wacker Burghausen
Florent Syla – Alemannia Aachen
Kevin Halabaku – FC Sion
Adem Mehmetaj- FC Monthey
Blendion Bytyqi – FC Monthey
Altin Dakaj – FC Xamax
Ajriz Kurteshi – FK Vozdovac

Të ngjashme