Komentet e agjentit të Bales alarmojnë klubet angleze

Prishtinë | 05 Mar 2019 | 15:17 | Nga Ekonomia Online

Agjenti i Gareth Bale i ka alarmuar klubet e Premier Ligës pas komenteve të ti jtë fundit, sipas The Mirror.

Jonathan Barnett i ka goditur fansat e Real Madridit pasi që beson se sjellja e tyre është mosrespekt ndaj uellsianit.

“Kjo gjeneratë e tifozëve të Realit do të flasin për golat e Gareth-it në vitet që do vijnë. Sinqerisht, mendoj që duhet t’iu vjen turp”, ka thënë Barnett.

“Gareth e meriton respektin më të madh. Mënyra se si fansat e Realit e kanë trajtuar  Gareth-in është hiç më pak se turp”.

“Në gjashtë vjet se sa ka qenë në Spanjë, ai ka fituar gjithçka. Ai është njëri nga lojtarët më të mirë në botë. Ata fansa duhet t’ia puthin këmbët”.

Tashmë klube si Chelsea, Tottenham Hotspur dhe Manchester United po shpresojnë që komentet e agjentit të tij do ta bëjnë të disponueshëm atë gjatë verës.

Të ngjashme