Komiteti Olimpik i Kosovës bëhet anëtar i 121-të i FICTS

Prishtinë | 18 Nën 2019 | 15:29 | Nga Ekonomia Online

Komiteti Olimpik i Kosovës është bërë anëtar i 121-të i Federatës Ndërkombëtare për Kinemanë Televizive Sportive (FICTS), transmeton Ekonomia Online.

Vendimi i marrë nga Komiteti Ekzekutiv i FICTS i është dërguar presidentit të Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani.

Njohja e KOK-ut në FICTS vjen pas takimit të presidentit Hasani me presidentin e FICTS, Franco Ascani, gjatë Festivalit të 37-të të FICTS “Sports Movies & TV”, që u mbajt në fund të muajit të kaluar në Milano të Italisë.

Pikërisht Ascani është rizgjedhur president i FICTS edhe për një mandat.

Presidenti Hasani e ka vlerësuar lartë anëtarësimin në FICTS, i cili tani ia hap dyert edhe Kosovës, e cila që nga viti i ardhshëm do të organizojë Festivalin e Filmit Sportiv në Kosovë, ndërsa filmat më të mirë të zhanreve të ndryshme të zgjedhur në Festivalin e Kosovës nga Juria profesionale, do të marrin pjesë në Kampionatin Ndërkombëtar të FICTS, që do të mbahet për herë të 38 në Milano të Italisë, në nëntorin e vitit 2020.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme