Komiteti Olimpik ndan 28 mijë e 300 euro për Bursat Olimpike Tokio 2020 dhe Shpresat Olimpike 2020

Prishtinë | 08 Qer 2020 | 17:34 | Nga Ekonomia Online

Komiteti Olimpik i Kosovës, ka filluar me procesimin e pagesave për bursistët Olimpikë Tokio 2020 dhe Shpresat Olimpike Tokio 2020.

Pavarësisht vështirësive ekonomike dhe financiare të krijuara pas pandemisë Covid-19, KOK ka procesuar pagesat në vlerë 28 mijë e 300 euro për muajt janar, shkurt, mars dhe prill 2020.

17 sportistë elitarë do të marrin 20300 euro nga Solidariteti Olimpik i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar dhe 4 mijë euro nga KOK-u.

Ndërkohë, për 10 Shpresat Olimpike 2020, KOK ka ndarë 4 mijë euro për katër muajt e parë të këtij viti.

Javë më parë, janë procesuar edhe pagesat në vlerë 10 mijë e 634 euro për tre bursistët Olimpikë Pekini 2022.

Në total, KOK ndanë 31 bursa për sportistët elitarë dhe Shpresat Olimpike, përfshirë këtu edhe mundësin Egzon Shala, i cili ka fituar normën Olimpike Tokio 2020, dhe i cili do të hyjë në listën e pagesave prej 1 maj 2020.

Të ngjashme