Komiteti Olimpik viziton skitarin shqiptar që lëndoi gjurin në Lojërat Olimpike Dimërore

Prishtinë | 09 Shk 2022 | 15:14 | Nga Ekonomia Online

Ekipi olimpik i Kosovës ka vizituar sot skitarin shqiptar të Maqedonisë së Veriut, Dardan Dehari, i cili të martën lëndoi gjurin gjatë përgatitjeve për të realizuar ëndrrën për garim në Lojërat Olimpike Dimërore Pekini 2022.

Dehari, që kishte bartur flamurin e Maqedonisë së Veriut në ceremoninë hapëse, pritet të kthehet në vendlindje për t’iu nënshtruar operimit.

Ekipi ynë olimpik i dëshiroi shërim të shpejtë, me shpresën se do ta kalojë sa më parë këtë sfidë.

Ai është dashur të garojë në disiplinat e sllallomit dhe sllallomit të madh.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme