Kompania e madhe e basteve publikon kuotat, Kosova favorit përballë Irlandës së Veriut

Prishtinë | 09 Qer 2022 | 08:41 | Nga Ekonomia Online

Përfaqësuesja e Kosovës do ta zhvillojë sonte ndeshjen e radhës në Ligën e Kombeve.

Pas fitores ndaj Qipros (0:2) dhe humbjes së hidhur nga Greqia (0:1), sonte “Dardanët” synojnë kthimin te fitorja, shkruan FrontOnline.

Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, skuadra e Alain Giresse do të jetë nikoqire e Irlandës së Veriut.

Ndeshja në fjalë është e vlefshme për grupin 2 të Ligës C të Kombeve.

Kompania e madhe e basteve, “bet365” ka publikuar kuotat për ndeshjen e sontme.

Favorite është Kosova me kuotë 2.15, barazimi vlen 3.10, kurse fitorja e mysafirëve me 3.60.

Të ngjashme