Kompany ka hequr dorë nga disa detyra te Anderlechti

Prishtinë | 22 Gus 2019 | 19:52 | Nga Ekonomia Online

Mbrojtësi i Anderlechtit, Vincent Kompany, ka hequr dorë nga detyrat e trajnerit gjatë ndeshjeve, në mënyrë që të koncentrohet në fushë të blertë.

Kompany është emëruar nga Anderlechti në post lojtar-trajner, ndërsa u largua pas 11 viteve te Manchester City.

Mirëpo, Anderlechti mori vetëm dy pikë në katër ndeshjet e para, starti më i dobët i klubit nga Brukseli në 21 vite.

Kompany do të jetë tash kapiten, ndërsa kryetrajner në ndeshje do të jetë Simon Davies, që do të marrë përsipër ndryshimet taktike dhe zëvendësimet.

Ndryshimet do të hyjnë në fuqi qysh në ndeshjen e të premtes kundër Genkut.

“Një gjë që do të ndryshojë menjëherë është se Vinnie do të jetë kapiten. Ai do të koncentrohet që të jetë lojtar në ditën e ndeshjeve”, ka thënë Davies në konferencë për media të enjten

Të ngjashme