Kompletohen gjysmëfinalet e Euro 2020, mësohen datat dhe orari

Prishtinë | 04 Kor 2021 | 09:32 | Nga Ekonomia Online

janë kompletuar dy ndeshjet gjysmëfinale të Kampionatit Evropian “Euro 2020”, ndërsa tashmë dihen edhe datat dhe orari.

Gjatë ditës së sotme janë zhvilluar dy çerekfinalet e fundit të Euro 2020, ku janë mësuar emrat e gjysmëfinalistëve.

Danimarka ka mposhtur Çekinë me rezultat 2-1, ndërsa Anglia mposhti Ukrainën thellë 4-0 duke kaluar të dyja në gjysmëfinale të Euro 2020.

Këto dy kombëtare i bashkohet dy kombëtareve tjera të njohura, si Italia dhe Spanja që siguruan gjysmëfinalen gjatë ditës së djeshme (e premte).

Gjysmëfinalja e parë është ajo mes Italisë dhe Spanjës dhe zhvillohet më 6 korrik nga ora 21:00.

Gjysmëfinalja e dytë në mes të Anglisë dhe Danimarkës dhe zhvillohet me 7 korrik, po ashtu nga ora 21:00.

Të dy gjysmëfinalet janë të paraparë të zhvillohen në stadiumin Wembley të Londrës në Angli.

Të ngjashme