Komuna e Prishtinës edhe zyrtarisht emërton stadiumin e Prishtinës me emrin e Fadil Vokrrit

Prishtinë | 06 Gus 2018 | 13:29 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kuvendi Komunal i Prishtinës i ka dhënë edhe zyrtarisht dritën e gjelbër që stadiumi i rinovuar i kryeqytetit të mbajë emrin e ikonës së futbollit kosovar dhe ish-kryetarit të ndjerë të Federatës së Futbolli të Kosovës (FFK), Fadil Vokrri. Ky vendim u morr me 39 vota për dhe një kundër, raporton Ekonomia Online.

Kryetari Shpend Ahmeti bëri të ditur se Federata e Futbollit ka kërkuar jo-zyrtarisht që t’i vendosë në stadium shkronjat e emrit të Fadil Vokrrit në ditëlindjen e tij.

Ahmeti tha se këtë e kanë lejuar duke marrë parasysh se ka ekzistuar pajtueshmëri për të emërtuar stadiumin me emrin e tij.

“Kjo ka qenë ide e disa njerëzve e cila pastaj është promovuar. Në ditëlindjen e Vokrrit ka kërkuar federata, por jo në mënyrë formale që ti vendosin shkronjat sepse kane dashur të shënojmë ditëlindjen e Fadilit. Duke marrë parasysh që shumica janë deklaruar pro e kemi lejuar që të shënohet ditëlindja”,

Kryesuesi Agim Kuleta tha se gjatë pauzës kanë mbajtur takim konsultativ me grupet e asamblistëve me të cilët janë pajtuar që raportin e auditimin, raportin financiar dhe bartjen e buxhetit t’i trajtojnë në mbledhjen e radhës.

Stadiumi “Fadil Vokrri” është gati për të hapur dyert për ndeshjet ndërkombëtare, sipas standardeve të UEFA-s. Të shtunën u testua me sukses sistemi i ndriçimit të këtij impianti, që iu është nënshtruar rikonstruksionit të plotë, raporton EO.

Të hënën do të mbërrijnë në kryeqytetin e Kosovës inspektorët e UEFA-s, që do të thonë fjalën e fundit për hapjen e stadiumit “Fadil Vokrri”, ku do t’i luajë ndeshjet brenda klubi “Prishtina” dhe përfaqësuesja e Kosovës.

Më 24 gusht bëhet saktësisht 3 vjet që kur ishte nënshkruar kontrata për rinovim të stadiumit ndërmjet Ministrisë së Sportit dhe Komunës së Prishtinës.

Të ngjashme