KON-i këmbëngul se Lojërat Olimpike do të mbahen vitin tjetër

Prishtinë | 15 Tet 2020 | 18:04 | Nga Ekonomia Online

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (KON) është munduar të bindë sot komitet nacionale se Lojërat e shtyra Olimpike “Tokio 2020”, do të mbahen vitin tjetër dhe do të nisin më 23 korrik.

“Jemi shumë të sigurt se Lojërat Olimpike në Tokio do të mbahen vitin tjetër. Me këtë synim po ecim para”, ka thënë drejtori sportive KON-it. Kit McConnell, përcjell AP-ja.

Takimet e KON-it, organizatorëve të LO “Tokio 2020” dhe komiteteve nacionale janë mbajtur gjatë gjithë javës. Takimet ishin të mbyllura për publikun.

KON-i tash e disa muaj së bashku me organizatorët po bëjnë fushatë për të zgjuar interesin te japonezët për këtë ngjarje sportive në mënyrë që të mund të sigurojnë sponsor.

LO “Tokio 2020”, sikur edhe shumë ngjarje sportive të këtij viti, janë shtyrë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme