KON: Rusisë nuk i lejohet pjesëmarrja në Olimpiadën Dimërore 2018

Prishtinë | 06 Dhj 2017 | 09:06 | Nga

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (KON) ia ka ndaluar pjesëmarrjen Rusisë në Lojërat Olimpike Dimërore në vitin 2018, për shkak të akuzave për doping të sponzorizuar nga shteti, por megjithatë disa atletë rusë do të lejohen të marrin pjesë në këtë garë “nën kushte të caktuara”.

Në njoftimin e mbrëmshëm, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar theksoi se atletët rusë, që i kalojnë disa rregulla të ashpra të dopiongut, do të lejohen të marrin pjesë në garat olimpike në Pionçang të Koresë Jugore, me simbole neutrale, por Komitetit Olimpik të Rusisë nuk i lejohet pjesëmarrja.

Në një raport të autorizuar nga Agjencia Botëtore Kundër Dopingut (WADA) në vitin 2016, janë zbuluar dëshmi të gjëra për sponzorizimin shtetëror të dopingut në shumë degë sportive olimpike në Rusi.

Presidenti i Komitetit Olimpik të Rusisë, Aleksandr Zhukov, tha se “dënimi i të pafajshmit është i padrejtë dhe jomoral”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme