Konfirmohen ekipet e Superligës për ediconin 2020/21, tetë klube pjesëmarrëse

Prishtinë | 07 Sht 2020 | 18:03 | Nga Ekonomia Online

Ditë me parë Federata e Basketbollit te Kosovës ka njoftuar te gjitha klubet në gjirin e saj, se afati i fundit për paraqitje në edicionin e ri, është deri më datë 10 shtator ora 14:00.

Komesiari i Garave të FBK-së, Faton Kurshumlija në një intervistë për “Asistinonline” ka konfirmuar se të gjitha skuadrat e Superligës së meshkujve janë paraqitur për edicionin e ri 2020/21.

“Të gjitha klubet e meshkujve të Superligës, kanë konfirmuar pjesëmarrjen edhe për edicionin e ri 2020/21. Shtyrja e afatit me tepër ka qenë vetëm për ligat më të ulëta dhe kategoria e reja”, ka thënë Kurshumlija.

Në edicionin e ri do të marrin pjesë tetë skuadra.

Lista e skuadrave të Superligës së meshkujve:

1.Sigal Prishtina

2. Peja

3. Rahoveci

4. Trepça

5. Bashkimi

6. Vëllaznimi

7. Ylli

8. Ponte

Të ngjashme