Konfirmohet edhe datat se kur do të luhen ndeshjet e Kupës së Italisë

Prishtinë | 01 Sht 2020 | 18:59 | Nga Ekonomia Online

Edicioni 2020-21 në Coppa Italia fillon më 23 shtator me finalen që pritet të luhet më 19 maj, më shumë mundësi në San Siro

Napoli janë fituesit e fundit të këtij trofeu, pasi mposhtën Juventusin në penallti në finale që u zhvillua në qershor.

Ndeshjet e para do të zhvillohen më 23 shtator të mërkurën, kurse të dytat më 30 shtator kurse të tretat më 28 tetor.

Ato do të vazhdojnë më 25 nëntor, 1/8 e finales luhet më 13 janar dhe 20, çerekfinalet më 27 janar.

Të gjitha ndeshjet do të jenë eliminim direkt por gjysmëfinalet, do të luhen me nga dy ndeshje-njëra në shtëpi kurse tjetra jashtë.

Ato do të luhen më 10 shkurt dhe tre mars 2021.

Për shkak se Stadio Olimpico do të përdoret për ndeshjen hapëse të Euro 2020, nuk mund të jetë mikëpritëse e finales se Coppa Italia.

Në vend të kësaj, ndeshje pritet të zhvillohet më 19 maj 2021, më shumë gjasë në San Siro të Milanit.

Të ngjashme