Konfirmohet interesimi i Barcelonës për Neymarin: “E duan këtë verë”

Prishtinë | 08 Maj 2020 | 16:53 | Nga Ekonomia Online

Neymar dhe Barcelona janë duke ndërruar që të punojnë sërish së bashku

Robert Moreno, ish asistenti i Luis Enriques te Barcelona tani trajner i Monacos, ka thënë se Neymarin e duan sërish në Camp Nou dhe kjo mund të ndodhë në merkaton e verës.

Braziliani u transferua te PSG-ja në vitin 2017 për 222 milionë euro, por kurrë nuk e gjeti vetën në Paris dhe me çdo kush ëndërron të rikthehet te klubi ku i shijoi vitet më të mira të karrierës, me Luis Suarezin dhe Lionel Messin në sulm, e njohur dikur si MSN.

“Unë do ta transferoja sërish Neymarin te Barcelona”, tha Moreno për El Transistor.

“Në fund, Barcelona duhet t’i ketë lojtarët më të mirë në botë dhe Neymar është njëri prej tyre, lojtar që e bën diferencën”.

“Për më shumë, ai i shtyn, i bën shokët të luajnë më mirë”/

“E di sigurt se ata (Barcelona) e duan atë”. 

Të ngjashme