Konfirmon agjenti: Hysaj nuk qëndron te Napoli

Prishtinë | 24 Kor 2019 | 18:52 | Nga Ekonomia Online

Elseid Hysaj nuk do të qëndrojë te Napoli këtë sezon, ka thënë agjenti i futbollistit shqiptar.

Mbrojtësi shqiptar beson se koha e tij te napolitanët ka ardhur në fund, pas interesimit të Atletico Madridit, Tottenhamit, Juventusit e Romës. Megjithatë, asnjë nga këto skuadra nuk ka ofruar 25 milionë euro, sa kërkon klubi.

“Do të shkoj në kampin e ushtrimeve nesër për të diskutuar situatën e transferimit për Hysajn”, ka thënë agjenti Mario Giuffredi për “Radio Marte”. “Hysaj ka pak gjasa të qëndrojë te Napoli dhe do të punojmë që në fund të verës ta dërgojmë në ndonjë klub tjetër, sepse Napoli tani ka pesë mbrojtës krahu në skuadër. Besoj se në çdo rast, koha e tij me këtë klub është kah fundi”.

“Ai ka edhe dy vjet në kontratën aktuale me Napolin. Po vjen nga një sezon që nuk ishte më i miri dhe mendoj se disa gjëra duhet të rivlerësohen, por nuk dua të hyj në çështjen e çmimit, që vendoset nga Napoli. Klubi e di se lojtari e dëshiron largimin. Atletico ka bërë një përpjekje, kemi diskutuar për një muaj, klubi më pas bëri ofertë më të ulët se që priti Napoli dhe Atletico mori Kieran Trippierin”, ka shtuar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme