Konjufca bën homazhe pranë arkivolit të ish-boksierit Xhevdet Peci

Prishtinë | 12 Maj 2022 | 09:49 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca, bashkë me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku dhe ministrin e Bujqësisë,  Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, bënë homazhe dhe vendosën lule pranë arkivolit të boksierit të mirënjohur, Xhevdet Peci.

Kryetari Konjufca, pasi ngushëlloi familjen e të ndjerit, u nënshkrua edhe në Librin e Zisë.

Në adresimin e tij para medieve, kryetari Konjufca tha se Xhevdet Peci do të kujtohet dhe nderohet gjithnjë, pasi që në kohën kur ish-Jugosllavia pushtuese e shtypte dhe katandiste Kosovën, ai me boksin e tij prej kampioni e nxirrte Kosovën të parën.

Kreu i Kuvendit tha se lufta e Xhevdet Pecit nuk ishte vetëm luftë sportive, por edhe luftë për rezistencë.

“Të gjithë ne që i kemi mbi 40 vjet kemi qenë farë të vegjël kur boksonin Xhevdet Peci dhe të tjerët. Më kujtohet kur i shikoja të rriturit se sa forcë merrnin prej tyre. Ka qenë më shumë se sport, më shumë se boks, ka qenë luftë për liri dhe rezistencë”, tha Konjufca.

Sipas tij, Xhevdet Peci në këtë mënyrë do të kujtohet dhe nderohet përgjithmonë për kontributin që ka dhënë për sportin e Kosovës, duke inspiruar edhe boksierët e rinj. ​

Të ngjashme